Probeme me pasurinë, Vettingu shkarkon kryegjyqtarin e Tropojës

Probeme me pasurinë, Vettingu shkarkon kryegjyqtarin e Tropojës [EMRI]

291
0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha ditën e sotme vendimin për kryetarin e gjykatës së Tropojës.

Shkarkohet nga detyra kryegjyqtari Dritan Seci, i cili nuk arriti që të kalojë verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut.

Shkarkimi i tij, u bë për deklarim të rremë dhe mos justifikim të pasurisë. Jo vetëm kaq, por për Secin u konstatuan shkelje edhe me vendimet gjyqësore.

Hetimi i thelluar i KPK-së u përqendrua në apartamentin 76 metra katrorë në Tropojë, të blerë në vitin 2012 për 2.2 milionë lekë të reja. Fillimisht, kjo pasuri sipas Komisionit është deklaruar 2 milionë e 100 mijë lekë, ndërsa në veting është deklaruar 2 milionë e 200 mijë lekë.

Probleme janë konstatuar edhe në lidhje me makinën e blerë në vitin 2004, të cilën gjyqtari e ka deklaruar të blerë për 250 mijë lekë të reja.

Gjithashtu, u ngritën dyshime në lidhje me përdorimin e një mjeti me pronar A.Secin, vëllai i gjyqtarit. Nga hetimi rezulton se gjyqtari nuk ka deklaruar përdorimin e makinës së vëllait, as në pyetësor dhe as në deklaratën veting.