Ashtu siç ishte parashikuar, kryeministri Edi Rama është pritur sot në një takim nga homologu i tij grek Kyriakos Micotaqis. Ka qenë zyrtari grek që e ka pritur Ramën në hyrje të godinës së Kryeministrisë dhe pasi janë përshëndetur përzemërsisht janë drejtuar për në zyrën ku do të mbahej takimi.
Përmes një video të publikuar në ‘Facebook’ nga vet Rama, shihet se ai shoqërohet edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballku. Kujtojmë se Rama dhe Kyriakos Micotaqis u takuan sot si fillim në samitin e katërt euro-arab që po mbahet në Athinë.
Dy liderët do të diskutojnë sot disa çështje të rëndësishme, si marrëveshja për detin, apo dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, apo dhe qëndrimi i shtetit helen për çeljen e negociatave.