“Prit 1 muaj, mos posto foto”, Big Mama nuk ia përton ndjekëses

“Prit 1 muaj, mos posto foto”, Big Mama nuk ia përton ndjekëses

316
0

Para disa ditësh, këngëtarja Big Mama humbi personin e dashur për jetën e saj. Mirëpo jeta artistike e bëri që ti kthehej punës shumë shpejt, gjë që nuk i ka pëlqyer një ndjekëseje të saj.

Pasi publikoi një fotografi nga Tanzania, ndjekësja e gjykoi duke i kujtuar babain e ndjerë.

“Sdua të të ofendoj e as të të përfshihem në jetën personale. Ama tani sa të ka vdekur babai dhe ti poston kështu fotosh sikur të mos kishte ndodhur gjë. E di që të vret normale se e ke baba, por nuk mund të postosh kështu fotosh, të paktën pritë 1 muaj”, shkruajti komentuesja.

Big Mama i ktheu një përgjigje të gjatë duke i treguar amanetin e të atit.

“Po mendohem a met kthy përgjigje, por po harxhoj pak minuta prej kohës që e kam shumë të rëndësishme.

Para se të komentoni duhet të mendoni se unë këtë profesion kam dhe ty nuk mundet me t’u dhimb baba jem më shumë se mu. E dyta zijen qysh e mbaj e di vetëm unë, ty hiq mos të të hyjë në punë. E treta, baba jem e ka dashur artin dhe këtë e ka trashëguar tek unë. Amanet ma ka lanë që kur t’vdes ditën e tretë ki me dal me këndu në tv ki me kesh para publikut”, shkruajti Bigi.

/Ora News.tv/