Princi William zbulon pse vendosi t’i propozonte Kate në Afrikë dhe arsyeja...

Princi William zbulon pse vendosi t’i propozonte Kate në Afrikë dhe arsyeja është shumë prekëse

457
0

Princi William është treguar gjithmonë shumë i rezervuar në lidhje me dashurinë e tij me Kate Middleton. Të gjithë i kemi parë fotot e fejesës zyrtare me zafirin e Lady Diana në gishtin e dukeshës më datën 23 nëntor 2010, por kemi ditur shumë pak për propozimin për martesë.

Në intervistën e tij të parë si të fejuar, ata deklaruan vetëm se propozimi ndodhi në Kenia, në Afrikë dhe asgjë më shumë. 10 vite më vonë, 37-vjeçari ka shtuar disa detaje të reja.

Dhe këtë e bëri në mbrëmjen e parë si ‘zot shtëpie’ në Buckingham Palace  kur ai dhe gruaja e tij për herë të parë organizuan një pritje zyrtare pa praninë e mbretëreshës ose babait, Princit Charles.

‘Kontinenti afrikan zë një vend shumë të veçantë në zemrën time. Është vendi ku im atë më çonte mua dhe vëllain, Harry-n, pasi vdiq nëna jonë. Donte të na bënte të ndiheshim më mirë, larg gjithçkaje, vetëm ne të tre”, shtoi ai, ndoshta me një aludim nostalgjik për vëllain që zgjodhi të jetonte në Kanada me Meghan, larg familjes mbretërore.

‘Afrika na priti duke na lehtësuar atë plagë të dhimbshme’, vazhdoi ai,’ kështu që kur mendova se cili ishte vendi më i bukur dhe i veçantë në botë për t’i kërkuar Catherine për t’u martuar, nuk mund të mendoja për një vend të përshtatshëm se Kenia për t’u gjunjëzuar para saj’, tha William.