Princesha e Norvegjisë nuk dëshiron të jetojë sipas normave të jetës

Princesha e Norvegjisë nuk dëshiron të jetojë sipas normave të jetës

380
0

Pak ditë më parë, princesha norvegjeze Martha Louise njoftoi se i dashuri i ri i saj është Derek Verrett.

 

Pas këtij lajmi, Verret i famshëm arriti në Norvegji për të shkuar së bashku në një turne në pesë qytete. Për këtë turne ata vendosën të shesin bileta në internet.

 

Ajo që është e panjohur deri më tani është ku ata u takuan dhe kur, por fotot e tyre të përbashkëta datojnë nga nëntori i vitit të kaluar.

 

Në vitin 2016, Princesha u divorcua pas 14 vjet martese nga bashkëshorti i saj, Arij Behn, dhe pas divorcit ata vendosën të kujdesen për tre fëmijët e saj së bashku. Që atëherë princesha nuk ka pasur lidhje të rëndësishme. Pas botimit të romanit së saj në rrjetet sociale, Martha ka pasur polemika të ashpra me kritikët e zgjedhjes së saj dhe deklaroi se ajo as që mendonte se ndonjëherë do të jetojë  për të përmbushur standardet shoqërore.

 

 

Verret (44) është i lindur në Sacramento dhe thotë se ka aftësi shamani, të cilat i ka zhvilluar qe nga mosha 11-vjeçare. Babai i tij është katolik, derisa nëna e tij ka origjinë indiane. Ata gjithë kohën e kanë mësuar për spiritualitetin, ndërsa e ëma kishte parashikuar se ai do të martohej me një grua të divorcuar, e cila do të jetë princeshë.

 

Ai nga profesioni i tij ka bërë një biznes të mirë dhe vazhdimisht përcillet nga persona të njohur si  Gwyneth Paltrow dhe Nine Dobrev,të cilat rregullisht paraqiten në emisionet e shumta të Hollywoodit, ndërsa në faqen e tij të internetit shet këngë për meditim me një çmim prej rreth dhjetë dollarësh.