Prezantohet uniforma e re e Kombëtares, sërish me shqiponjë!

Prezantohet uniforma e re e Kombëtares, sërish me shqiponjë!

476
0

Janë prezantuar ditën e sotme fanellat e reja të ekipit Kombëtar të futbollit, me të cilat Shqipëria do të përfaqësohet gjatë eliminatoreve të vlefshme për Euro 2020, uniforma që janë dizenjuar nga sponsori teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit, “Macron”.

foto galeri

 

Si zakonisht, uniforma e parë e skuadrës do të jetë ajo kuqezi, njejtë si flamuri kombëtar. Fanella do të jetë e kuqe dhe në gjoks do të jetë një grafikë e lehtë që nënkupton shqiponjën, ndërsa pantallonat e shkurtra do të jetë të zeza. Uniforma e dytë do të jetë krejtësisht e bardhë, ndërsa e treta krëjtësisht e zezë me të njëjtën grafikë si në rastin e uniformës së parë. Ndërkohë që uniforma e portierit do të jetë e e gjelbërt.