Prezantohet E-Class i ri: Luks, dizajn sportiv dhe motorr i fuqishëm

Prezantohet E-Class i ri: Luks, dizajn sportiv dhe motorr i fuqishëm

793
0

Mercedes ka prezantuar në Shtutgart, dy modelet më të reja të E-Class. Është fjala për E-Class Sedan i ri dhe E-Class Estate e re.

Të dyja modelet, që kanë pësuar një transformim rrënjësor dhe gjithëpërfshirës do të hidhen në treg në fillim të verës, në të gjitha përfaqësitë zyrtare njëkohësisht, përfshirë dhe Auto Star Albania, përfaqësuesin zyrtar të Mercedes-Benz në Shqipëri.

Ndërkohë, dy variantet e tjera, modelet E-Class Coupé dhe E-Class Cabriolet, do të pasojnë dy modelet e prezantuara sot.

Me mbi 14 milionë mjete të shitura që nga vitit 1946, E-Class është seria e modeleve më të suksesshëm në historinë e Mercedes-Benz, duke u konsideruar si “zemra e markës”.

Gjenerata e 10-të e modeleve E-Class, e prezantuar në 2016, përcaktoi dhe trendet e dizajnit të ri të modeleve Mercedes-Benz, me linjat e pastra dhe tërheqëse, përfshirë dhe interiorin luksoz të cilësisë superiore.

Kombinimi i elementëve tërheqës të dizajnit të jashtëm dhe interiorit luksoz, përfshirë dhe sistemet inteligjente të asistencës në drejtimin e mjetit, kanë rezultuar shumë të suksesshëm në vite.

E-Class Sedan dhe E-Class Estate që kur është prezantuar në fund të 2016-s, është pëlqyer nga më shumë se 1.2 milionë klientë në të gjithë botën.