Presidenti Trump tërhiqet nga kërcënimi për mbylljen e kufirit

Presidenti Trump tërhiqet nga kërcënimi për mbylljen e kufirit

427
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, viziton sot kufirin SHBA – Meksikë për të parë nga afër një projekt për ngritjen e murit kufitar. Vetëm një ditë më parë, ai u tërhoq nga kërcënimi për të mbyllur kufirin jugor të vendit, në rast se Meksika nuk do të veprojë për të ndalur emigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës drejt Shteteve të Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, Presidenti u shpreh se do të vendosë në fakt tarifa ndaj automjeteve, si formë presioni ndaj Meksikës. Çdo lloj kërcënimi për mbyllje të kufirit është alarmues për shumë njerëz që jetojnë përgjatë vijës kufitare SHBA – Meksikë. “Brenda vetëm pak javësh do të ndalej prodhimi; do të humben vendet e punës, ose nuk do t’i paguajnë më njerëzit pasi nuk do të ketë më punë. Pra, është çështje kombëtare dhe një gjë jo e mirë për Shtetet e Bashkuara”, thotë Adolpho Telles, i Partisë Republikane në El Paso. Ndërsa Presidenti Trump viziton sot kufirin SHBA – Meksikë, në Calexico, të Kalifornisë, ai kishte kërcënuar se do të mbyllte kufirin, nëse Meksika dhe vendet e Amerikës Qendrore nuk do të bëjnë më shumë për të frenuar prurjet e emigrantëve drejt Shteteve të Bashkuara.