Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot në Tiranë, zbulohet takimi me Metën

Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot në Tiranë, zbulohet takimi me Metën

303
0

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të vijë ditën e sotme në Tiranë, raporton Newsbomb.al.

Mësohet se vizita e Pendarovskit përkon me një ftesë zyrtare të presidentit shqiptar Ilir Meta.

Gjithashtu raportohet se Meta dhe homologu i Maqedonisë së Veriut do të mbajnë një takim në mesditë në orën 12:00, ku ky i fundit do të pritet me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave.

Ndërkohë pas takimit pritet një konferencë mes të dy homologëve.