Prej vitesh në ekran, flet pa dorashka moderatorja: Kam pasur shefe që...

Prej vitesh në ekran, flet pa dorashka moderatorja: Kam pasur shefe që nuk doja t’i shihja me sy

426
0

 

Stela Kotrin prej disa muajsh e shohim përkrah Florian Agalliut çdo ditë në programin e mëngjesit në Top Channel, “Në shtëpinë tonë”.

Stela, prezantuesja e një serie programesh të përditshme në disa ekrane si “Vizion Plus”, “Ora News”, “Alsat”, etj, u rikthye në “Top Channel” pas shumë vitesh, ose ndryshe në shtvpinë e saj të parë televizive kjo pasi për herë të parë në ekran ajo ka dalë në “Top Select” . Këtë të shtunë Stela ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Në një bisedë me moderatorët ajo ka treguar se edhe pse bën një program të përditshëm e ndjen veten shumë komode dhe pa stres në punën që bën. Kjo është një gjë mjaft pozitive pasi për të është shumë e rëndësishme që t’i pëlqejë puna që bën.

“Punët mbytëse ta kthejnë çdo gjë në mënyrë të tmerrshme. Një punë mbytëse konsideroj të kesh një epror apo eprore që ta nxin jetën, nuk ke dëshirë ta shohësh. Kam pasur. Ka lënë shenjë dhe them ‘o zot i madh ka dhe njerëz të tillë’. Kam patur shefe femër dhe nuk është se më ka krijuar bindjen se femra me femrën nuk kanë këtë dashamirësinë por ka njerëz që vuajnë pak për t’u identifikuar. Dhe dëshirën për t’u identifikuar vetë, e kthejnë në një lloj sulmi ndaj të tjerëve. E dyta është të kesh një punë që nuk të pëlqen. Kam patur dhe të tillë.”- ka rrëfyer Stela.

Siç edhe e përmendëm më lart Stela duke qenë se ka vite në ekran, ka punuar në televizione të ndryshme, logo të vlerësuar sot. Ajo nuk ka preferuar të thotë emra konkretë të “shefes që ia ka nxirë jetën”. Me kë ta ketë vallë moderatorja?