Trend i padiskutueshëm dhe i pavdekshëm, xhinset rikonfirmohen si një trend i fortë, joshës, casual, elegant, por mbi të gjitha zgjidhja ideale për këdo që ka një dollap plot me veshje, por ‘ska asgjë për të veshur’. Sipas revistës së modës Grazia.it, këto janë mënyrat e duhura për të veshur xhinset ‘top’ të pranverës 2020.
Si të veshim xhinset me bel të lartë
Bel i lartë+xhaketë e shkurtër. Mbështetuni tek xhinset e errëta me linja të drejta, një xhaketë tweed jeshile ulliri dhe kompletojeni veshjen me një palë sandale gold me lidhëse në kavilje. Në fund një çantë clutch ngjyrë pink do të ishte detaji që do të bënte diferencën.
Si të veshim xhinset e gjera në fund
Ne na pëlqen shumë kombinimi i xhinseve të tilla me këpucët me maj. Zgjidhni tonin kamel dhe sipër kombinojeni me një xhaketë ngjyrë fildishi poshtë së cilës mund të vishni një t-shtirt të bardhë ose golf ngjyrë neutrale. Një çantë jeshile pylli do të kompletonte këtë kombinim me të cilin do të bënit një figurë të mirë në zyrë.
Si të veshim xhinset boyfriend
Një palë xhinse boyfriend do të jenë shoqëruese të mira të aventurave në ditët e pushimit. Zgjidhni një palë me ngjyrë të çelët dhe kombinojini me një xhaketë gri me lule të vogla nga ku mund të dalë kapuçi felpës që duhet t’i shtoni këtë look-u për ta bërë akoma më casual. Nga këmbët, sigurisht një palë sneakers minimaliste të bardha.
Si të veshim xhinset e gjera
Xhinset e gjera duken perfekte për të realizuar një llok mashkullor. Zgjidhni një palë me bel të lartë dhe butona përpara, kombinojini me një këmishë stil mashkullor të kaltër dhe një palë këpucë të zeza me lidhëse. Dhe kompletojeni look-un me një pardesy me printe check dhe rrip në mes. Look-u perfekt për një stil sporty-chic!
Si të veshim xhinset skinny
Për një aperitiv me mikeshat, blini një palë xhinse skinny dhe kombinojini me një xhaketë koral lurex deri tek gjunjët, poshtë një bluzë me printe gjeometrike multikolor dhe nga këmbët një palë këpucë slingback me efekt ‘krokodili’.