Komentuesit kanë kritikuar rëndë Kejvina Kthellën për foton me Malumën, duke i thënë se nuk është ajo në foto, por një vazjë portugeze dhe se fotoja është një foto-montazh
Modelja e njohur, Kejvina Kthella është një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë ditët e fundit për shkak se ajo u mor në pyetje në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Pasi emri i Kthellës doli në mesazhet që ka shkëmbyer me Redian Rrajën, nipin e deputetit të PS-së, i cili është i vetmi i arrestuar për ngjarjen në fjalë ku mbetën të plagosur tre persona.
Ndërkohë në fotot e publikuara nga vet modelja gjatë korrikut të këtij viti ku Kejvina ka pozuar sëbashku me yllin e muzikës, Maluma, vihen re disa komente negative që nxjerrin zbuluar modelen. Sipas komentuesit vazja në foton Malumën nuk është Kejvina.
“Nuk je ti në foto! Këto foto e ka vajza në faqen e saj dhe është portugeze. Turp që merr foto prej tjerëve! Dhe tallesh me ne.”-shkruan komentuesi.