POLITIKANËT dhe EKSPERTËT/ Nga Myslim Murrizi

POLITIKANËT dhe EKSPERTËT/ Nga Myslim Murrizi

563
0

Ka disa dite, pas publikikit te skandalit te pergjimeve te antimafies ITALIANE, te njeres prej bandave Shqiptare te trafikut te droges drejt Italise, qe ekranet “ gumezhijne” nga te ftuar. Interesi i madh i mediave dhe qytetareve, nuk eshte se u shpik per here te pare as bandat e as droga, por se te implikuar jane eksponente te larte te shtetit. Nga ministri i brendeshem, drejtori i policise dhe drejtues lokal te policise se shtetit. Ajo qe me ka habitur, por dhe qe ne fakt me beri te shkruaj dy rreshta, nuk eshte lajmi “ bombe” i trafikut te droges, e as implikimi ne te i funksionareve te larte te qeverise. Keto dy fakte, OPOZITA ka tre vjet rresht qe i denoncon publikisht, e disa kane hapur syte, e disa kane ngritur supet. Shume e kane quajtur propagande, e qeveria e ka konsideruar shpifje. Por populli thote qe e verteta vonon, por nuk harron. Tani qe e verteta ju plasi ne fytyre çdo te pa fytyri qe talleshin, nenqeshnin apo zgerdhiheshin si “ qen” studiosh me telekomande e te jargavitur nga lepirja e kockave te pushtetit, apo menderja e pushtetareve, bejne te gjithe te “ diturin”. Dhe per çudi, akoma asnje ish mosbesues i denoncimeve te opozites prej tre vitesh, nuk ka patur kurajon te thote qe e paskam patur gabim, kur jam zgerdheshur nga nje fakt rrenqethes, per vendin dhe qytetaret. Prej dites se EJTE, por sidomos dy netet e fundit, jam habitur shume nga zelli dhe deliri qe ka mberthyer POLITIKANET te flasin si EKSPERTE, pra si prokurore e gjygjtare. Dhe EKSPERTET qe jo vetem flasin si POLITIKANE, por bejne si largpames dhe parashikues ekzakt te çdo gjeje qe do te ndodhe ne politiken SHQIPTARE per sot, per neser e per mot. Se pari : Per JU POLITIKANE qe paskeni qejf te zevendesoni prokurorine dhe gjykaten, dhe egon e semure te te berit sikur jeni te gjithe FALKONE, edhe pse jo pak prej JUSH keni qene ne sistem dhe keni dale prej tij, a si deshtak, a per interesin tuaj, do te ju thoja qe dilni flisni si politikane, nese nuk jeni te bere PIS VETE.

Ju EKSPERTE dilni dhe flisni si te tille, nese nuk jua kane mbyllur gojen me parat apo pushtetin e droges.

Politikisht duhet gjykuar qe: a ka moral kjo klase politike e vete baltosur prej 27 vitesh te perpiqet qe te shplaje sa te mundet llumin dhe pisllikun qe rendon mbi politiken dhe POLITIKANET Shqiptare ne syte e qytetareve te ketij vendi???

E qe te ndodhe kjo, politika duhet te kete: moral, kurajo dhe ndershmeri ne veprimet e saj, e jo te perpiqet te bej as gjygje popullore, as gjygje politike as shou publik, por ti hape rruge DREJTESISE qe te veproje.

Qellimisht eshte mbarsur opinioni sikur po luajme polici mire, polici keq.

Sikur Sajmir Tahirin po e denon PD, dhe po e fal PS.

Jo ore zoterinj jo!

Sajmirin e denon GJYKATA ose e nxjer te pa fajshem GJYKATA.

Askush tjeter nuk ka asgje ne dore, perveçse leh kot, ose me pagese.

Disa duan te bejne servilin ndaj shefit ne studio duke llapur si dijetare te medhenj, e aty ku duhet te flasin heshtin.

E disa qe kerkojne te tregojne se sa “ talent” kane ne “ zanat” bejne papagallin e dikujt.

Sajmirin nuk e ka pergjuar as opozita e as prokuroria Shqiptare, por antimafia ITALIANE, e per “ dreq” ATO nuk varen nga opozita Shqiptare e sotemja, apo e djeshmja.

Politika duhet ta “ dorezoj” Sajmirin tek DREJTESIA, dhe DREJTESIA duhet ta gjykoj Sajmirin si çdo QYTETARE tjeter i ketij vendi, po te ishte ne te njenjtat kushte, e jo si POLITIKAN.

Kaq do te mjaftonte qe e gjithe kjo peshe e rende , shpesh here me te drejte, dhe jo pak pa te drejte, te lehtesonte sa te mundete politiken dhe POLITIKANET Shqiptare nga perdhosja qe i ka bere vetes prej 27 vitesh.

Çdo pallaver tjeter eshte tangerllik i peshtire i çdo spurdhjaku politik, qe ben ekspertin, e i çdo eksperti qe ben politikanin.

Ky vend i hapur ka qene per sejcilin prej JUSH spurdhjake studiosh, e nuk ju ka penguar kush te ndryshoni vendet nese jeni me te vertete ashtu siç doni te ju shiteni nga ekrani QYTETAREVE.

Ju mendoni se Shqiperia eshte sa KINA, e nuk ju johin?

Na johin mire shume QYTETARET ndoshta me mire se jo pak prej nesh johin veten.

Qytetaret, johin edhe POLITIKANET spurdhjake qe me nje hipokrizi te peshtire, bejne sikur i dine te gjitha, edhe EKSPERTET deshtak qe ne fakt vetem si eksperte nuk i njeh njeri.

Kuvendi ka 140 DEPUTETE, dhe nuk eshte kusht qe te gjithe te jene JURIST, apo te gjithe te johin kodin penal apo proçeduren penale.

Por kushti eshte : qe nga te gjithe kerkohet MORAL dhe arsyetim LLOGIK te shprehur me vote diten e neserme.

Per kete na kane votuar qytetaret( edhe pse asnjeri nga ne nuk eshte i votuar me emer), dhe kete presin nga ne, jo vetem qytetaret por besoj dhe NDERKOMBETARET.

Ky akt kurajoz , moral e burreror, do te na heq nga supet njollen e te qenurit te gjithe te piste, te gjithe hajdute, te gjithe trafikant e te gjithe drogaxhinj, para gjykimit te qytetareve.

Aq e ka njollosur politika dhe politikanet veten, sa te vjen turp ti prezantohesh dikujt qe nuk te jeh , si DEPUTET.

Sapo i thua, menjehere AI te sheh si KUSAR, GRABITES, TRAFIKANT, DROGAXHI, HAJDUT TENDERASH e çdo gje e keqe qe jeton mbi toke me fytyre NJERIU.

Edhe sa kohe do te vazhdojme ti mbajme keto “ TITUJ” mbi vete?

Flas per ATO qe nuk i kane e nuk i meritojne, se per ATO qe i kane e me zor i kane “ fituar”, ti mbajne e ti “ gezojne” ne kete jete e ne ate te pertejmen.

Ora e se keqes, ka filluar numerimin mbrapsh.

Shqiptaret meritojne te kene nje qeveri te shkeputur nga krimi, bandat e droga, dhe nje klase politike qe nuk ka dale dhe nuk ju sherben klaneve kriminale, apo familjeve mafioze.

Patjeter qe kjo ka kosto, por kesaj kostoje dhe ketij haraçi qe politika ja ka borxh SHQIPTAREVE, nuk i shpeton dot askush, per gjithmone.

Çdo gje e ka nje fund, e mire apo e keqe qofte ajo, dhe askush nuk mund ta ndale ate.

Fundi i se KEQES , eshte SHPRESE per te GJITHE.