Policja bionde nevrikos shoferin në mes të Bllokut, veprimi i saj është...

Policja bionde nevrikos shoferin në mes të Bllokut, veprimi i saj është i pafalshëm

564
0

policja3Kohët e fundit Policia e Shtetit bën publike çdo ditë me shumë krenari shifrat e gjobave, të arrestuarve, madje u bën edhe video, të shoferëve që udhëtojnë pa rrip sigurimi dhe me telefon në vesh.

Bum gjobash dhe ndalime pa fund, por cili do të jetë ndëshkimi për këtë police në mes të Bllokut që udhëton pa rrip sigurimi dhe për më tepër duke folur në telefon?

Automjeti me të cilin ajo udhëton nuk është i policisë, por mban veshur uniformën që tregon edhe profesionin e saj. Një shofer që ka parë këtë veprim të saj ka shpërthyer duke thënë se ky është shembulli i bukur që jep policia, “bëj si them unë, por mos bëj siç bëj unë”.

Pamjet që kanë ardhur pranë redaksisë “Jetaoshqef.al” janë kapur pranë “Librit Universitar” në Bllok, ndërsa nuk dihet emri i policës.

Vallë sa do të jetë gjoba e Tahirit për policen e tij?