Policia rrethon studentët e Ekonomikut, nuk i lejon të hyjnë në fakultet

Policia rrethon studentët e Ekonomikut, nuk i lejon të hyjnë në fakultet

423
0

Studentët kanë paralajmëruar një tjetër protestë masive ditën e hënë përballë Kryeministrisë. Natyrisht që dalja e tyre sërish në shesh nuk e gëzon qeverinë, prandaj situata ka nisur të tensionohet që dy ditë parë. Sonte në mbrëmje një grup studentësh, rreth 100 vetë, janë bllokuar nga policia private për të hyrë në Fakultetin Ekonomik. Ata janë kryesisht koordinatorë të protestës dhe mbledhja në auditorët e fakultetit lidhet me organizimin e ditës së hënë. Vetëm një pjesë e studentëve kanë hyrë brenda oborrit të fakultetit, ndërsa pjesa tjetër nuk lejohet. Mësohet se janë rreth 2-3 patrulla policore që kanë rrethuar ndërtesën pas thirrjes për ndihmë nga rojet private.

Këta të fundit u kanë thënë studentëve se dekani Dhori Kule kishte dhënë urdhër për të mos lejuar studentë brenda fakultetit. Me ç’duket në këtë rast dekani i Ekonomikut, Dhori Kule, është rreshtuar me qeverinë për të penguar organizimin e protestës studentore të hënën. Lapsi.al sjell foto dhe video nga ngjarja.