Policia raportoi zjarr në dhomën bosh/ Zbardhen detaje nga ngjarja në QS,...

Policia raportoi zjarr në dhomën bosh/ Zbardhen detaje nga ngjarja në QS, studentja shpëtoi pasi kishte shkuar te shoqja

618
0

Mëngjesin e sotëm mori flakë një dhomë në katin e tretë të godinës 28-29 në Qytet Studenti.

Policia raportoi se dhoma ishte e pabanueshme dhe zjarri kishte shkaktuar vetëm dëme materiale.

Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se zzjarri ka rënë si shkak i një rezistence elektrike dhe se në dhomë banonte një studente, e cila në atë moment ndodhej te dhoma e shoqes së saj, duke shpëtuar fatmirësisht pa pasoja.

Burime i thanë Fax News se pas ngjarjes, janë marrë masa të reja për studentët që jetojnë në këto godina.

Punonjëset kanë nisur të flasin me çdo student për t’i ndërgjegjësuar që të mos përdorin pajisjet e ngrohjes gjatë natës dhe të kontrollojnë dhomat para se të largohen. Atyre u është komunikuar se në rast se ikin për një kohë të gjatë nga dhoma duhet të dorëzojnë çelësin në recepsion.