Policia jep DETAJE: Vritet me plumb në kokë 17-vjeçarja në Tiranë, në...

Policia jep DETAJE: Vritet me plumb në kokë 17-vjeçarja në Tiranë, në gjendje të rëndë 23-vjeçari

466
0

Tronditet Tirana, vritet me armë zjarri një 17-vjeçare dhe plagoset rëndë një 23-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:17 minuta në zonën e Laprakës. Mësohet se djali dhe vajza ndodheshin në makinë kur janë qëlluar me armë zjarri nga jashtë, dyshohet nga një makinë tjetër. Sipas policisë dy të rinjtë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri dhe janë transportuar në spital. 17-vjeçarja Griselda Gjinkola nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së rëndë të shkaktuar nga një plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë. Ndërsa 23-vjeçari Erjon Bengo vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka marrë një plumb në shpatull.

Informacion paraprak nga Policia:

 

Më datë 26.12.2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç.

 

Shtetasia B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

 

Po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.