Pogba trondit Real Madridin me kërkesën e tij

Pogba trondit Real Madridin me kërkesën e tij

371
0

Paul Pogba do të jetë emri më i përfolur i kësaj vere, pasi spekulimet për të ardhmen e tij vazhdojnë të rriten dita ditës, me Real Madridin që kërkon shërbimet e lojtarit.

 

Real Madrid raportohet se do të filloi negociatat me Pogban për transferimin në ‘Santiago Bernabeu’ pas një sezoni zhgënjyes të lënë pas në Angli.

 

Por, për të finalizuar këtë transferim, Real Madrid duhet të shpenzojë një shumë të madhe parash.

 

‘Djajtë e Kuq’ nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga Pogba, nëse Real Madrid nuk paguan 150 milionë euro për shërbimet e tij.

 

Ky transferim mund të komplikohet edhe më shumë, kur raportohet se Pogba dëshiron të jetë lojtari më i paguar në skuadër, me 28 milionë euro në sezon.