Poezi nga XHEVAHIR CIRONGU

Poezi nga XHEVAHIR CIRONGU

600
0

Për ty  dashuri

Në sytë e t’u –  gjithësia

Në gjoksin tënd – ngrohtësia,

Në ballin tënd – bukuria

Zemrat na i bashkoi – dashuria.

SHI NË QYTETIN TIM

Mbi  kodrën e qytetit tim

Si pulëbardha retë zbresin atje,

Në dallgët e detit lënë puthjet

Dhe lotin e qiellit te një ulli.

 

Atje në tapetin e gjelbër diku

Këmbëkryq ulem e pi vesën,

Ndërsa nëpër degët e pemëve

Qëndrojnë varur retë e yjet.

 

Pse u larguan yjet e retë

Mos i tremba unë ato!?

Nëpër kaltërsinë qiellore

Nxitojnë që të marrin ,

një grusht ujë për të shuar etjen.

 

Herët në mëngjes atë ditë gri

Filloi të lotojë syri i kaltër vjeshtak.

Pas kësaj, ashtu në fshehtësi

U lanë muret e kalasë së lashtë.

 

Ndaloj e vështrimin hedh në horizont

Pas shiut një fjongo ylberi ullishten vesh,

Unë, së bashku me njerëzit e qytetit tim

Bisedojmë me valët e  bardha të detit.

Shperndaje