Këngëtarja Rita Ora, ka konfirmuar më në fund martesën me regjisorin e famshëm Taika Waititi.
Gjatë intervistës për podcasting e Jaime Winstone, “Greatest Night Ever”, të martën këngëtarja e hitit “Hot Right Now” e pranoi zyrtarisht lajmin, i cili ka kohë që po qarkullon në mediat sociale.
“Jam shumë e dashuruar. Unë gjithmonë kam besuar në dashuri dhe e dija e dëshiroja një histori dashurie të ngjashme me përrallat, sepse kështu jam rritur”, deklaroi 31-vjeçarja teksa foli për lidhjen e saj me regjisorin 47-vjeçar.
Çifti shumë i përfolur i showbizit u kurorëzuan në një ceremoni private në Londër në muajin gusht, sipas “Daily Mail”.
Ora, e cila aktualisht është anëtare e jurisë së shout “The Voice Australia”, tha se në rrugëtimin e saj për ta gjetur dashurinë, është inspiruar nga martesa e gjatë dhe e lumtur e prindërve.
“Prindërit e mi janë të martuar për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua gjithçka kishte të bënte rreth dashurisë dhe gjetjes së partnerit të duhur.