Po transportonin me “Benz” 5 sirianë, arrestohen dy të rinj në Fier

Po transportonin me “Benz” 5 sirianë, arrestohen dy të rinj në Fier

414
0

Arrestohen në flagrancë 2 persona që po transportonin në mënyrë të paligjshme 5 sirianë që kishin hyrë në vendin tonë.

Blutë raportojnë se kanë vënë në pranga dy të rinjtë me iniciale K.N., 25 vjeç dhe M.F., 23 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këta persona u kapën në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Mulliri i artë” me automjetin tip Benz duke transportuar 5 sirianët.

Fier/ Njoftimi i policisë:

Policia godet një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të cilët po transportonin 5 shtetas sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K.N., 25 vjeç, banues në Shkodër

M.F., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vëndin e quajtur “Mulliri i artë” janë kapur në flagrancë me automjetin tip Benz duke transportuar 5 shtetas të huaj sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.