Po planifikonte të kryente sulm mbi një sinagogë, FBI arreston të riun...

Po planifikonte të kryente sulm mbi një sinagogë, FBI arreston të riun 27 vjeçar

355
0

Autoritetet federale në Colorado kanë arrestuar një burrë që akuzohet për të hedhur në erë një sinagogë në Pueblo, një qytet dy orë nga Denver, sipas dokumenteve të gjykatës federale.

Richard Holzer, 27 vjeç, përdorte disa llogari në ‘Facebook’ për të promovuar dhunën dhe tregonte mbështetje për Holokaustin, duke shkruar në korrik në mesazhe private pershembull, se “ishte gati”. Ai thoshte se çifutët duhet të vdisnin.

Holzer u arrestua të premten, pasi u kontaktua më parë nga një agjent i infiltruar i FBI në shtator. Nuk është e qartë nëse agjentët kanë qenë në ndjekje të tij apo e kanë bërë këtë vetëm pas postimeve.

Nëse provohet se ai ka pasur ndërmend të sulmojë objekte të kultit duke përdorur eksploziv ai do të dënohet me 20 vite burg.

Arrestimi erdhi një vit pas sulmit në Pittsburgh ku mbetën 11 persona të vrarë. Në një intervistë, rabi I Sinagogës Birdie Becker tha se autoritetet e kishin informuar për një sulm në sinagogë pas arrestimit. Sinagoga, e quajtur Temple Emanuel, është më shumë se 100 vjecare dhe është kongregacion për 35 familjel, disa prej të cilëve janë edhe fëmijë të të mbijetuarve të Holokaustit