Po mundoheni të dobësoheni? Ja çfarë nuk duhet të bëni

Po mundoheni të dobësoheni? Ja çfarë nuk duhet të bëni

75
0

Gabimet që duhet të shmangni në një dietë janë vërtetë të shumta.Pirja e ujit të nxehtë, nuk heq yndyrën!Është e gabuar të pini ujë të nxehtë me stomakun bosh në mëngjes për heqjen e dhjamit. Në mënyrë ideale pini ujë në temperaturë ambienti. Nuk ka bazë shkencore për një efekt të tillë. Konsumi i ujit përshpejton djegien e yndyrës, por ju nuk keni nevojë të pini ujë të nxehtë, transmeton “Telegrafi”.Jo çdo sallatë iu bën mirëPerimet janë të dobishme, absolutisht. Por sallatat shpesh kanë përbërës të tjerë, të cilët do të rrisin kaloritë tuaja. Një sallatë Cezar, duket e gjelbër, por është e mbushur me yndyrna të fshehura nga proshuta (8g  yndyrë), djathi parmezan (6g yndyrë) dhe salcë kremoze (20g yndyrë). Pra, një sallatë Cezar ju jep 70% të konsumit total të përditshëm të yndyrës për një të rritur mesatar në një vakt.Pijet alkoolike kanë shumë kaloriShumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm sa kalori kanë pijet alkoolike. Me dy gota verë, jo vetëm që ju keni tejkaluar dy pije standarde të rekomanduara, por keni konsumuar edhe kalori ekuivalente për të ngrënë dy racione të patateve të skuqura. E njëjta vlen edhe për birrën, ku vetëm një gotë birre barazohet me 1,6 pije standarde, të cilat janë të njëjta me 615 kalori.Ekzagjerimi me vajin e ullirit.Vaji i ullirit, një nga ushqimet kryesore të kuzhinës mesdhetare, bën sigurisht shumë mirë, por mos harroni se bëhet  fjalë për një vaj me 120 kalori dhe 14 gramë yndyrë për një lugë. Ekzagjerimi me këtë përbërës, mund t’u kushtojë ndonjë kilogram më shumë pa e vëne re.Ngrënia e ushqimeve pa glutenËshtë e padobishme dhe e gabuar të eliminoni ushqimet me gluten apo ndryshe me miell. Eliminimi i bukës dhe i makaronave nuk është mënyrë për t’u dobësuar. Reduktimi i tyre është i mirë, por ato duhet të përfshihen në dietën tuaj sepse ndihmojnë zemrën dhe arteriet.Mosngrënia e frutave të thataFrutat e thata, që ndihmojnë për të ulur kolesterolin, sipas shumë personave, te shëndoshin. Por nuk ka asgjë më të gabuar se kjo. Ato gjithashtu mund të konsiderohen si një mesvakt i pasur me vitamina.

loading...