‘Po mos të isha unë, muzika do të ishte si dreqi’, Enca...

‘Po mos të isha unë, muzika do të ishte si dreqi’, Enca ia numëron kolegëve (FOTO)

482
0

Enca është një ndër këngëtaret më të ndjekura në rrjetet sociale dhe është mjaft aktive në Instagram ku publikon vazhdimisht foto.

 

Ajo tërheq shpeshherë vëmendjen me fotot dhe videot tejet provokuese në rrjetet sociale.

 

Së fundmi, përmes një postimi në Insta Story, Enca i është drejtuar fansave të saj duke iu thënë se po të mos ishte për këngët që bën ajo, industria e muzikës do të ishte e mërzitshme. Në këtë mënyrë, bukuroshja ka thumbuar dhe kolegët e saj në të njëjtën kohë.

 

‘Sinqerisht, falenderoni Zotin për mua përndryshe kjo industri do ishte e mërzitshme si dreqi! Kam bërë pop, reggaeton, rep, baladë, tallava të gjitha në një vit. Përmendni një tjetër artist, po ju pres!’, shkruan Enca.