Po lahej në vaskë, celulari i merr jetën 14-vjeçares

Po lahej në vaskë, celulari i merr jetën 14-vjeçares

406
0

Një vajzë 14-vjeçare ka humbur jeten në qytetin e Cheboksary në Rusi pasi po lahej në vaskë.

Vajza me emrin Yuliana Vytsotsakaya nga Rusia u mbyt pasi telefoni i saj ra në brenda vaskës dhe i ka dhënë një goditje të fortë elekticiteti që e la pa ndjenja.

Prindërit e saj thirrën ambulancën por nuk arritën që ta mbanin në jetë.

Sipas prindërve të viktimes vajza po lahej në vaskë dhe po fliste me shoqet e saj. Nga hetimi i vdekjes duket se telefoni i vajzës ka rënë në vaskë dhe i ka dhënë asaj goditjen fatale.

Kjo është vrasja e tretë këtë vit që dikush humb jetën për shkak të përdorimit të telefonit.