“Po kësaj hunde si nuk i gjete derman?”, Eranda Libohova i përgjigjet...

“Po kësaj hunde si nuk i gjete derman?”, Eranda Libohova i përgjigjet gazetarit të njohur

492
0

E ftuar në emisionin “E diell” në “Top Channel” ditën e sotme ishte këngëtarja e njohur Eranda Libohova. Gjatë intervistës në studio, gazetari Ervin Kurti e ka ngacmuar me humor Erandën për hundën e saj, duke e pyetur se pse nuk ka vendosur ta bëjë operacion.

“Ti vërtetë e ke gjenetike, kujdesesh, vishesh shumë bukur. Të gjithë më thonë mua “Sa e mirë është ajo Eranda, sa e bukur dhe sa elegante”. Po kësaj hunde si s’i gjete derman?”- i tha Ervini duke qeshur. Këngëtarja e mori me sportivitet pyetjen, duke treguar se gjithmonë bën auto-ironi me hundën e saj.

Ajo tha se hunda është një tipar që e identifikon, ndaj nuk ka dashur ta ndryshojë.

 

“Unë bëj gjithmonë autoironi dhe humor me hundën time. Nuk e bëj sepse dua që njerëzit të më njohin prej hundës. Të mos më ngatërrojnë me ndonjë tjetër… Ma kanë tërhequr shumë sa herë që martoheshin ma tërhiqnin. Ndoshta dhe kjo është.”- tha Eranda duke qeshur.