“Po i ndodhi gjë njeriut tim do ju vras”, familjari dhunon infermierin

“Po i ndodhi gjë njeriut tim do ju vras”, familjari dhunon infermierin

369
0

Një infermier i reanimacionit qendror në QSUT është dhunuar nga familjari i një pacienti të shtruar në spital. Infermieri me inicialet M.L është konfliktuar me familjarin e pacientit, në momentin e ndërrimit të turnit. “Konflikti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit gjatë ndërrimit të turneve ku në një moment një familjare ka hyrë brenda ambienteve të reanimacionit qendror në QSUT (që nuk është e lejueshme) dhe i kishte vajtur në dhomën e zhveshjes infermierit M.L që kishte qenë në shërbim turni i tretë ku e kishte kërcënuar e më pas konfliktuar me duar”,-thotë për ‘Gazeta Shqiptare’, Elson Jaçaj, kreu i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë. Sipas këtij të fundit arsyet e konfliktit kanë qenë banale, pasi familjarja ka kërkuar të rrijë në dhomën e pacientit, e i ka kërkuar shpjegim infermierit mbi mungesën e medikamenteve. “Po i ndodhi gjë njeriut tim do ju vras te gjithëve, gjeni vend e futuni!”,-kanë qenë këto fjalët e familjarit të pacientit. Më pas infermieri ka njoftuar shërbimin e policisë të rajonit nr 4 ku ka bërë kallëzim penal pasi është dhunuar gjatë ushtrimit të detyrës dhe në vendin e punës, në orar të punës.