”Po hundës si nuk i gjete derman?”, Eranda Libohova tregon një herë...

”Po hundës si nuk i gjete derman?”, Eranda Libohova tregon një herë e mirë pse ka shmangur operacionin plastik

381
0

Me mbi 30 vite në skenë, këngëtarja Eranda Libohova ka ditur të spikasë, jo vetëm për zërin e saj melodioz, por edhe për stilin e saj unik e mjaft të kuruar në çdo dalje, qofshin këto festivale, koncerte apo video klipet e radhës. Eranda ndoshta është nga të vetmet këngëtare që di të përqafojë mirë brezat, që nga momenti i debutimit të saj të parë në moshën 15 vjeçare, rreth viteve ’80  e deri në ditët e sotme duke ditur të përshtatet mjaft mirë e të jap maksimumin në çdo gjë.

Por ndërkohë që shumë prej kolegeve të saj të atyre viteve kanë ndryshuar sa të mos njihen më, Eranda i ka qëndruar besnike natyralitetit dhe kjo duket qartë në portretin e saj. Mirëpo sipas gazetarit Ervin Kurti, Eranda ka nevojë për një prekje të vogël dhe e dini ku, në hundë. Ditën e djeshme ai jo vetëm që e preku këtë detaj, por e pyeti publikisht para kamerave.

“Ti vërtetë e ke gjenetike, kujdesesh, vishesh shumë bukur. Të gjithë më thonë mua “Sa e mirë është ajo Eranda, sa e bukur dhe sa elegante!”. Po kësaj hunde si s’i gjete derman?”– i tha Ervini duke qeshur.

“Unë bëj gjithmonë autoironi dhe humor me hundën time. Nuk e bëj sepse dua që njerëzit të më njohin prej hundës. Të mos më ngatërrojnë me ndonjë tjetër… Ma kanë tërhequr shumë sa herë që martoheshin ma tërhiqnin. Ndoshta dhe kjo është.”-iu përgjigj Eranda duke qeshur, duke na zbuluar kështu edhe pse ka shmangur operacionin plastik në këtë pjesë të fytyrës.