Plas sherri në mbledhje, Gjuzi: Do flas se s’bën, s’e njoh komisionin...

Plas sherri në mbledhje, Gjuzi: Do flas se s’bën, s’e njoh komisionin me Gjiknurin. Deputeti i PS: Ik dil jashtë

545
0

Ka nisur me “përplasje” mbledhja e sotme e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ndërkohë që bashkëkryetarja Rudina Hajdari i dha fjalën përfaqësuesve të shoqerisë civile, deputeti i opozitës së re në Kuvend, Kujtim Gjuzi ka kërkuar të marrë fjalën.

 

gjiknuri+ hajdari

 

Ndërhyrja nuk është pranuar nga ana e bashkëkryetarit tjetër, socialistit Damian Gjiknuri, i cili nuk e ka lejuar Gjuzin të flasë. Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohet. Gjuzi ka deklaruar se nuk e njeh komisionin me Gjiknurin bashkëkryetar, ka marrë dosjen dhe ka dalë jashtë, ndërkohë që Gjiknuri i ka thënë: Ik vazhdo, dil jashtë.

 

Debati:

 

Hajdari: Fjalën e ka Shoqëria Civile

 

Gjuzi: Do flas unë

 

Gjiknuri: Nuk mund të flasësh ti, e ka radhën Shoqëria Civile

 

Gjuzi: Nuk mund të kontrollosh ti, do flas se s’bën

 

Gjiknuri: Nuk je anëtar ti, ca procedure thua

gjuzi+ gjiknuri

Gjuzi: Procedura këtu do vijë se s’bën, se janë 44 parti që kanë sjellë draftin dhe e mbani dy vjet aty

 

Gjiknuri: Nuk mund të marrësh fjalën

 

Gjuzi: Unë nuk e njoh këtë komision me bashkëkryetar Damian Gjiknurin nuk e njoh 0mer dosjen, ngrihet nga vendi dhe del)

gjuzi+ gjiknuri2

Gjiknuri: Ik dil jashtë. Ik je në konflikt me logjikën, të lutem tani, vazhdo tani,  hajde

 

Gjuzi: Më thua mua nuk je anëtar ti.

gjuzi+ gjiknuri3

***

 

Ftesa per PD-ne

 

Ne nisje te mbledhjes bashkekryetari Gjiknuri deklaroi: “Opozita jashte parlamentit nuk ka sjelle propozime me shkrim, por jemi ende ne pritje te propozimeve te tyre”.

 

Nderkohe qe deputetja Rudina Hajdari theksoi se “Ne eksperiencat e meparshme nuk iu jane marrë parasysh propozimet, por këtë herë do të jetë ndryshe. Te gjithë aktorët jashtë parlamentit të vazhdojnë punën, ne jemi ende në pritje të propozimeve të tyre”.