Plas grushti te Autoriteti i Mediave Audiovizive, drejtori përleshet me juristin (EMRAT-...

Plas grushti te Autoriteti i Mediave Audiovizive, drejtori përleshet me juristin (EMRAT- DETAJE)

738
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Autoritetin e Medias Audiovizive. Drejtori i Drejtorisë Së Inspektimit Enkelejd Lamaj është zënë me grushta në korridoret e institucionit me juristin e AMA-s, Klodian Kanani. Lajmi u denoncua fillimisht nga Berisha, ndërsa burimet e newsbomb.al kanë konfirmuar vërtetësinë e tij. Pas këtij akti skandaloz, kryetari i AMA-s Gentian Sala ka pezulluar të dy vartësit e tij. Shkak i sherrit mendohet të ketë qenë prishja e pazareve për kabllorët.

 

POSTIMI I BERISHËS:

 

Prishja e pazareve per kablloret shperthen me grushta ne autoritetin e mediave! Paraditen e sotme, ne koridoret e ama-s, Drejtori I Drejtorese se inspektimit, krahu I djathte I Gentian Sales, eshte zene me grushta me Juristin e ama-s. Kryetari, pasi ka shuar sherrin ka pezulluar dy vartesit e tij. Punonjesit e tjere te ama-s qe kane lene zyrat per te ndjekur spektaklin thone, se shkaku I sherrit eshte prishja e pazareve per korrupsionin me operatoret locale, sidomos kablloret.