Plagosën rëndë me thikë një 23 vjeçar, arrestohen në flagrancë nga policia...

Plagosën rëndë me thikë një 23 vjeçar, arrestohen në flagrancë nga policia dy persona.

423
0

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune të mirëorganizuar, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve V.H. 24 vjeç dhe K.S. 48 vjeç, banues  në Laç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E.M. 23 vjeç, banues në Laç,  të cilin e kanë plagosur me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime mëtejshme për veprën  penale  “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”.