Pjesëmarrja në Eurovision, ja kur do performojë Jonida Maliqi

Pjesëmarrja në Eurovision, ja kur do performojë Jonida Maliqi

476
0

Edhe këtë vit Shqipëria do të jetë pjesë e kompeticionit muzikor “Eurovizion”, i cili pritet të zhvillohet në Izrael. Vendi ynë do të përfaqësohet nga këngëtarja e njohur Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.  Gjatë ditës së sotme “Eurovizion” ka publikuar ditët kur do të performojnë shtetet sipas netëve gjysmëfinale. Jonida Maliqi do të këndojë në pjesën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në datën 16 maj. Sa i përket performancës së saj, Jonida ka theksuar më herët se pritet që t’a këndojë këngën në gjuhën shqipe, duke qenë dhe vetë muzika përmban shumë elementë tradicionalë shqiptarë.