“Pise” e “kuçkë”, masa për mësuesen në Kukës

“Pise” e “kuçkë”, masa për mësuesen në Kukës

601
0

Në emisioni “Stop” në TV Klan mbrëmjen e së martës është denoncuar një mësuese që dhunonte fëmijët.  Bedrie Kastrati jepte mësim në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në qytetin e Kukësit. Në fjalorin e mësuese Bedrie nuk mungojnë fjalët “pise” apo “kuçkë”, por edhe goditjet fizike pa shkak.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Ministria e Arsimit. Vetë ministrja shkruan, Besa Shahini shkruan në rrjetet sociale se mësuesja është pezulluar dhe ndaj saj po merren urgjentisht masa

“E kam të pamundur të toleroj çdo lloj forme të dhunës ndaj nxënësve apo mësuesve brenda shkollave, qoftë kjo dhunë fizike, verbale apo psikologjike. Gjuha me të cilën mësuesja i referohet nxënëses dhe dhuna e përdorur në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës, nuk lë vend për justifikime.  Që sot, mësuesja është pezulluar dhe ndaj saj po merren urgjentisht masa. Falënderoj emisionin Stop që e solli rastin në vëmendjen e autoriteteve”, shkruan ministrja e Arsimit.