Pippa Middleton e kishte parashikuar: Motra e saj Kate, nuk duhet t’i...

Pippa Middleton e kishte parashikuar: Motra e saj Kate, nuk duhet t’i besonte Meghan  

429
0

‘Divorci’ i Meghan Markle dhe Princit Harry nga familja mbretërore ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve javët e fundit. Mbretëresha e ka pranuar zgjedhjen e tyre pas mbledhjesh të gjata familjare. Tashmë  të dy janë transferuar në Kanada dhe po kërkojnë një shtëpi.

Kush e kishte parashikuar që herët ose vonë do të ndodhte diçka e tillë? Pipa Middleton, motra e dukeshës Kate e cila kur bëri dasmën e saj në vitin 2017, u kritikua që nuk e ftoi në ceremoni të fejuarën e princit Harry. Ky i fundit u detyrua të paraqitej vetëm në ceremoninë e martesës në kishë.

Ndoshta Pippa nuk donte që aktorja e Suits të ‘vidhte’ vëmendjen në ditën  e saj më të bukur. Dhe me sa duket ajo ka qenë largpamëse pasi në dasmën mbretërore të radhës, asaj të princeshës Eugenie në tetor të vitit 2018, Meghan ‘shkatërroi’ festën e nuses së re duke shpallur lajmin e saj të shtatzënisë.

Edhe së fundi, ajo me sa duket ka vazhduar ‘strategjinë’ e saj për të mbetur në vëmendje, kur lajmëroi largimin nga Windsor një ditë para ditëlindjes së Kate. Kështu që dukesha ndoshta duhej ta dëgjonte të motrën: nuk duhet t’i besonte Kate.