‘Pickoi ministren’, Rama padit aktivisten Sevim Arbana

‘Pickoi ministren’, Rama padit aktivisten Sevim Arbana

438
0

Kryeministri Edi Rama ka paditur ditën e sotme aktivisten e Shoqërisë Civile, Sevim Arbana. Pasi kjo e fundit në emisionin “A Show” të Adi Krastës pak muaj më parë ka deklaruar se Rama ka ushtruar dhunë ndaj një ministreje në kabinetin e tij.

 

Arbana tregoi se si kryeministri Rama kishte ushtruar dhunë ndaj ministres së kabinetit të tij në një aktivitet në një prej hoteleve të Tiranës.

 

Biseda në studio mes Sevim Arbanës dhe Adi Krastës:

 

Arbana: Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua

 

Krasta: Ti e ke parë nga televizori apo e ke parë skenën?

 

Arbana: Jo, live

 

Krasta: Dhe je e bindur që është një pickim dhe nuk është një…kështu gjest

 

Arbana: Jo ishte pickim dhune, dhune, seç i shpëtoi asaj dhe tëk…tek Sheratoni ka qënë, qershor 2013

 

Krasta: E mblodhi ajo zonja mendjen?

 

Arbana: Asaj i dolën dy lot, kështu i ranë dhe e mblodhi veten pastaj se ishin një javë para zgjedhjeve.