Pësoi ishemi cerebrale, ja si është gjendja e deputetit Paulin Sterkaj

Pësoi ishemi cerebrale, ja si është gjendja e deputetit Paulin Sterkaj

307
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, është shtruar në spitalin e Neurologjisë në Tiranë. Deputeti i Shkodrës është duke kaluar një provë të vështirë për shëndetin e tij, pasi ka pësuar një ishemi cerebrale. Burime të “Panorama” bëjnë me dije se gjenda aktuale e Stërkaj është e stabilizuar, por ai po vijon të mbahet nën kujdesin e mjekëve të shërbimit të Neurologjisë. Në godinën e spitalit të Neurologjisë në kryeqytet pranë tij janë duke qëndruar kolegë të Partisë Socialiste, por edhe shumë mbështetës të zonës së tij elektorale në Malësinë e Madhe. Deputeti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Stërkaj, ka shfaqur probleme me shëndetin e tij që gjatë kohës që gjendej në mbledhjen e Grupit parlamentar të PS. Të gjendur në këtë situatë, shërbimet e Kuvendit kanë njoftuar një autoambulancë, e cila ka vlerësuar gjendjen shëndetësore të deputetit. Pasi ka kryer disa kontrolle, Stërkaj ka vendosur t’i drejtohet vetë qendrës spitalore, ku edhe gjatë vizitave ka pësuar ishemi cerebrale. Paulin Stërkaj ka qenë një nga sportistët më të mëdhenj në mundje. Në mundjen klasike, ai ka qenë absolut në peshat ku ka konkurruar dhe jo më kot është shpallur plot 12 herë kampion kombëtar. Aktualisht, deputeti i Partisë Socialiste në Shkodër vijon mandatin e tretë të deputetit.