Peshon 34 kg, 20-vjeçarja tregon se si modelet e Instagramit i shkatërruan...

Peshon 34 kg, 20-vjeçarja tregon se si modelet e Instagramit i shkatërruan jetën

657
0

 

Nëse deri para pak vitesh, mundësitë e kontaktit kufizoheshin tek letra, telegrami, telefoni apo email-i, qasja në teknologji ka ndryshuar kryekëput komunikimin në ditët moderne. Është e pamundur të mos kontrolloni Instagrami-n dhe Facebook-un disa herë në ditë, madje që në momentin që hapni sytë gjëja e parë që doni të bëni është të shihni fotot dhe historinë e fundit të postuara nga miqtë. Sigurisht që në radhët e rrjeteve sociale gjen pafund shembuj suksesi dhe motivimi për të cilët kemi nevojë, ashtu siç edhe lexon pafund komente dashakeqe dhe të mbushura deri diku me urrejtje.

Për Jodie-Leigh Neil për shembull, tashmë ishte kthyer në një mani të sëmurë të kontrollonte profilet e vajzave të njohura të pasarelave, apo botës së televizionit, dhe të krahasonte peshën e saj me të tyren. Problemet e saj me kilogramët nisën në vitin 2013-të, kur humbi mikun e saj të ngushtë si pasojë e një goditjeje në zemër. Si pasojë, vajza e re filloi të mbyllej në vetvete dhe të mos ushqehej shëndetshëm, deri në atë pikë sa të konsumonte vetëm një vakt në ditë i cili nuk duhej të kalonte sasinë e 20 kalorive.

Sa herë që shihja veten në pasqyrë dhe më pas fotot e blogger-eve apo modeleve të njohura, ndihesha shumë keq. Isha shumë e shëndoshë dhe nuk mund ta pranoja më veten. Doja të kisha përmasat e tyre, jetën përrallore që shfaqnin nëpër foto, doja të isha sa më e dobët në mënyrë që të pranohesha nga të tjera. Fillova të eliminoj dalëngadalë frutat, perimet, mishin, peshkun dhe karbohidratet nga regjimi im ushqimor. Haja vetëm një herë në ditë, kryesisht lëng karote dhe ndonjë frut. Arrita të peshoj 34 kg brenda pak muajs.’’-tregon ajo për ‘’The Sun”.

‘’Isha përpjekur të fshihja gjendjen time aktuale nga familjarët dhe miqtë e mi, vishja rroba të gjera dhe gjeja gjithmonë ndonjë justifikim për të mos ngrënë me ta. Por më pas përfundova në spital pasi veshkat dhe mëlçia ishin të dëmtuara. Sipas mjekëve duhej të filloja të haja sërish pasi në të kudnërt rrezikoja jetën. Brenda një jave shtova 1.2 kilogramë dhe pas 6 muajsh në spital arrita të merrja veten. Gjatë gjithë kësaj kohe vuaja nga anoreksia nervore, një çrregullim i të ushqyerit, që konsiston në rënie në peshë, frikë nga shtimi në peshë, dëshirë e madhe për të qëndruar e dobët apo kufizim të ngrënit. Tani peshoj 63 kg dhe jam e lumtur. I ftoj të gjitha vajzat të pranojnë veten ashtu si janë dhe të mos gënjehen nga shkëlqimi i rremë i rrjeteve sociale.”-përfundon ajo.