Perseri tërmet, dy lëkundje të tjera në mesnate

Perseri tërmet, dy lëkundje të tjera në mesnate

217
0

Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar në territorin shqiptar gjatë orëve të para të ditës së martë.

Lëkundja e parë është regjistruar në orën 00:26, ndërsa tërmeti ishte me magnitudë 2.6 të Shkallës Rihter. Ndërkohë lëkundja e dytë u regjistrua në orënm 01:37 dhe ishte me magnitudë 2.1 të Shkallës Rihter.

Të dy lëkundjet ishin në një distancë 50 dhe 67 km nga Tirana.

Dy tërmetet me magnitudë të vogël pasuan atë të pasdites së djeshme në Fushë-Arrëz me magnitudë 4.2 të Shkallës Rihter.

Shperndaje