Përqafuar dhe të pandarë, Flori Mumajesi për herë të parë s’rezervohet me...

Përqafuar dhe të pandarë, Flori Mumajesi për herë të parë s’rezervohet me Liberta Spahiun, live në emision (VIDEO)

562
0

Flori Mumajesi i ftuar në puntatën festive të “Prive” ka kërcyer përqafuar me moderatoren Liberta Spahiu, me të cilën është përfolur gjatë për një romancë. Mesa duket çifti vendosën të mos rezervoheshin për një ditë!

Prej kohësh janë përfolur për një lidhje, por Flori Mumajesin dhe Liberta Spahiun nuk i pamë kurrë bashkë. Megjithatë pas zërave për lidhje dhe ndarje, duket se dyshja simpatike kanë vendosur të trëgojnë afeksionin për njëri-tjetrin në emisionin e drejtuar nga vetë Liberta Saphiu “Prive”.

 

Përqafuar e të qeshur, këngëtari Flori Mumajesi dhe moderatorja Liberta Spahiu kanë kaluar një natë të paharruar. Në puntatën speciale për natën e ndërrimit të viteve, duket se Liberta ka menduar surprizën perfekte për publikun, duke shfaqur përkrah të dashurin e shumëpërfolur, Flori Mumajesi.

 

“Kemi shumë për të thënë, por nuk preferojmë!!”- tha në një moment të emisionit Liberta, duke preferuar të mos zgjatet tek marrëdhënia e tyre.

Megjithatë, duket se midis tyre ajo që ka mbetur është një miqësi e mirë, dhe të dy kanë preferuar të mbeten të rezervuar lidhur me zërat për romancën e dikurshme mes tyre.