Përplasje mes protestuesve, dyshime për policë të infiltruar

Përplasje mes protestuesve, dyshime për policë të infiltruar

361
0

Po zhvillohet protesta e 8-të e organizuar sot nga opozita paralel me seancën plenare të Kuvendit.  Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se nuk ka patur përplasje mes protestuesve dhe kordonit të policisë, por vetëm incidente mes demostruesve.

Sipas gazetares Bezat, mes protestuesve ka patur një përplasje verbale për përdorimin e aparateve celulare, ku edhe është dyshuar për infiltrim të policisë.

“Jam para Parlamentit, ku i është bashkuar edhe pjesa më e madhe e protestuesit. Protestuesit kanë qenë të distancuar nga kordoni i policisë, nuk ka pasur tentativa për ta thyer. Disa momente pati një incident mes protestuesve një përplasje verbale për përdorimin e aparateve celulare.

Ka patur dyshime për infiltrim të protestuesve nga ana e policisë.”-u shpreh gazetarja Bezat.