“Përplasja që çmendi serbët”, del një e vërtetë e madhe, ky ishte veprimi i Ibrahim Rugovës që krijoi një incident shumë të madh

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shënoi dje 30 vjetorin e themelimit.

Me rastin e përvjetorit jubilar të LDK-së, anëtarë të Kryesisë dhe struktura të LDK-së bënë homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), një prej themeluesve të kësaj partie, Milazim Krasniqi, ka treguar një ngjarje e cila vite më parë kishte çmendur serbët.

Krasniqi shpjegon se ishte ky moment që Presidenti Rugova shkëlqeu dhe aty u identifikua si lideri i ardhshëm i Kosovës.

Në bisedën në Beograd, për herë të parë ka ndodhur një përplasje legale publike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilën Ibrahim Rugova dhe ylli i Ibrahim Rugovës, ylli politik, në fakt aty ka shkëlqye dhe aty është identifikuar si lideri i ardhshëm i Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Më tutje, ai ka thënë se Rugova nuk e ka lënë Petrovin (kryetari i shkrimtarëve serb), të fliste keq për shqiptarët.

“Aty ka pas një fjalim brilant Rugova, përnjëmend. Takimi ka qenë gjendja e Jugosllavisë, dhe raportet serbo-shqiptare. Aty ka ndodhur një debat me një përplasje shumë të madhe, në të cilin debat në një moment derisa Petrovi (kryetari i shkrimtarëve serb) po fliste për diçka kundër Shqipërisë, Ibrahim Rugova ia ka kapur mikrofonin nga dora dhe krijoi një incident shumë të madh dhe në fakt ai në sytë e njerëzve u shndërrua në një hero”, ka rrëfyer Krasniqi.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *