Përplasja e policisë me banorët e Astirit, reagon Meta: E papranueshme dhuna...

Përplasja e policisë me banorët e Astirit, reagon Meta: E papranueshme dhuna e përsëritur dhe arroganca

327
0

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për përplasjen e banorëve të Astirit nme policinë gjatë mëngjesit të sotëm.

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se është e papranueshme dhuna ndaj banorëve të Unazës së Re dhe arroganca është e patolerueshme.

“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.
Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.
Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.
U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, shkruan Meta.

Vijon…