Përplasen dy makina, plagosen një vajzë 19-vjeçare dhe pasagjeri 23 vjeç

Përplasen dy makina, plagosen një vajzë 19-vjeçare dhe pasagjeri 23 vjeç

421
0

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-mamurras në afërsi të fshatit Gjormë.

Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, e si pasojë u plagosën një vajzë 19 vjeç me inicialet S.Ll dhe djali E.S 23 vjeç të cilët ndodheshin pasagjerë në një prej makinave, me drejtues një 30-vjeçar me inicialet A.L banues në Tiranë.

Ndërkohë në makinën tjetër të aksidentuar shofer ishte A.L 48 vjeç banues në Tiranë. Sipas një njoftimi paraprak të policisë, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital ku po marrin trajtim.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.