Përplasen dy makina në Korçë, plagosen nënë e bijë (EMRI)

Përplasen dy makina në Korçë, plagosen nënë e bijë (EMRI)

351
0

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë kanë mbetur të plagosura nënë e bijë.

Eljona Fustanja dhe vajza e saj me iniciake E.F., janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të shkollës greke në Korçë. Sakaq është shpallur në kërkim drejtuesi i njërës prej makinave që u përfshi në aksident, pasi u largua nga vendngjarja.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e tyre.