Përfundon telenovela “Rexhep-Xhisiela”

Përfundon telenovela “Rexhep-Xhisiela”

477
0

 

Ka përfunduar telenovela “Rexhep-Xhisiela”, pasi gjykata e Krujës ka vendosur që të dënojë me 1 vit shërbim prove, djalin e deputetit, çka do të thotë, se ai është lënë i lirë dhe nga kjo e enjte ai mund të lërë qelinë. Historia “rozë” mes Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist të pandehur për përndjekje të të resë nga Fushë Kruja, tashmë ka marë fund, të paktën në aspektin ligjor. Ndonëse Prokuroria e Krujës kërkoi dënimin e Rrajës me 1 vit burg, Rexhep Rraja kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa ka deklaruar se arrestimi i tij ishte politik, ndërkohë që Xhisiela Maloku ka mohuar denoncimet, duke thënë se gjithçka e bëri nga xhelozia. Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator 2018 ndërsa kërkoi dy herë lirinë në Gjykatë por u refuzua. Me këtë vendim nga kjo e enjte, Rexhep Rraja fiton lirinë me kusht për t’u paraqitur pranë shërbimit të provës.