Përfundon mbledhja e PD, deputetët vendosin unanimisht djegien e mandateve

Përfundon mbledhja e PD, deputetët vendosin unanimisht djegien e mandateve

374
0

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur unanimisht për të djegur mandatetet e deputetëve. Pas një mbledhjeje që ka zgjatur më shumë se dy orë, demokratët duket se kanë vendosur t’i shkojnë deri në fund aksionit të tyre politik. Gjithsesi, Lulzim Basha do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike për të marrë vendimin përfundimtar dhe do të jetë një grup pune i cili do të merret me teknikalitetet e dorëzimit të mandateve. Vendimet e sotme të mbledhjes së grupit parlamentar:

 

Unanimisht votohet pro djegies së mandateve, pavarësisht diskutimeve në parim.

Të mandatohet kryetari Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar.

Të ngrihet një grup pune për teknikalitetet me njerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Janë propozuar për grupin: Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Ivi Kaso.