Përfundojnë kërkimet, Ministria e Mbrojtjes jep detajet e fundit të tërmetit: 50...

Përfundojnë kërkimet, Ministria e Mbrojtjes jep detajet e fundit të tërmetit: 50 viktima

343
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar zyrtarisht se operacioni i shpëtim-kërkimit për zonat më të dëmtuara nga tërmeti si Durrësi e Thumani ka përfunduar.

Sipas njoftimit, bëhet me dije se në 3 ditë u nxorrën nga rrënojat 50 viktima, përmes operacionit ku morën pjesë rreth 250 efektivë të kërkim shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonian e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.

Ministria deklaron se po bëhen saktësimet e fundit të gjeneraliteteve të viktimave përmes familjarëve të tyre për të dalë më pas me listën perfundimtare emërore.

Përsa i përket kërkimeve të fundit në hotel Mira Mare, ministria tregon se nuk është gjetur asnjë trup.