“Për vite të tëra kam kërkuar lumturinë, por sot më në fund...

“Për vite të tëra kam kërkuar lumturinë, por sot më në fund e kam kuptuar se gaboja për gjithçka”

421
0

“Asnjëherë mos e vendosni çelësin tuaj të lumturisë në xhepin e dikujt tjetër”, kjo është aforizma (dhe e vërteta e madhe) nga kur fillon rrëfimi i Jen Piciçi, artiste dhe shkrimtare amerikane e manualit ’10 mënyra për të zgjuar paqen e brendshme’, të cilat i tregon në blogun Tiny Buddha. Lumtumira, ajo për të cilën të gjithë apsirojmë (madje dhe Ajnshtajn ka punuar për të deshifruar koordinatat), që shpesh e kërkojmë fort dhe nondjëherë e mbivlerësojmë, e cila mbase nuk ekziston dhe kur kërkimi i vazhdueshëm përplaset me realitetin e ashpër, krijohet një gjendje frustrimi dhe zhgënjimi. A ka ndonjë manual udhëzues për ta fituar atë dhe për të jetuar një jetë të lumtur pa rezeva? Për Jen, me sa duket po.

Lista e qëllimeve për t’u arritur nga Jen me të cilat mendonte se do të gjente lumturinë përbëhej nga: të njihte djalin e ëndrrave të saj në gjimnaz (që më pas e denigroi në ditarin e saj); të humbiste peshën e akumuluar në gjimnaz (të cilën vazhdon ta ketë dhe të ndihet shumë e lumtur), të kishte sukses (por edhe kësaj radhe, pasi gjeti një orientimin e duhur në karrierë, përsëri nuk ishte e lumtur). “Dukej sikur çdo gjë që fitoja kur e dëshiroja prej kohësh, nuk ishte ajo që mungonte kur ishte fjala për të arritur lumturinë time”, shkruan ajo duke treguar se rruga për të shkuar drejt lumturisë që po ndiqte ajo, në të vërtetë ishte krejtësisht e gabuar.

“Megjithatë, në fillim të këtij viti unë më në fund u qartësova për të parën herë që asgjë s’do të më bënte të lumtur. As dashuria, as ndryshimi fizik, as paratë, as karriera.”Ndërgjegjësimi se asnjë situatë e jashtme nuk do ta bënte atë të lumtur, ishte një çlirim për Jen. “Po, është emocionuese të kesh sukses  në biznesin tënd. Martesa ime ishte e bukur. Të mbaja vajzën në krahë për të parën herë ishte e mrekullueshme. Por të gjitha këto janë të kota në një farë kuptimi. Sukseset dhe arritja e qëllimeve mund të ngrenë humorin vetëm përkohësisht”. Por sot, Piciçi mendon se ka gjetur kuadrin, sekretin e vërtetë që mund ta afrojë atë (ne) drejt mirëqenies ‘së thellë e të qëndrueshme’. Ku? “Brenda nesh.” Po, por si?

Këshilla e parë është të devijoni vëmendjen nga eshkuara dhe e ardhmja dhe ta vendosni ‘këtu dhe tani’. Një perëndim dielli spektakolar duhet shijuar pa e vrarë mendjen si do të dukej në Instagram (e ardhmja) dhe pa kujtuar se si ishin ngjyrat në atë udhëtim, në atë vend, etj. Prandaj është e nevojshme ‘të qëndroni fizikisht dhe emocionalisht’ në të tashmen. ‘Ndjeni flladin në lëkurën tuaj. Ndjeni mënyrën se si barku ngrihet dhe ulet gjatë një frymëmarrjeje. Ndjeni energjinë dhe vitalitetin në duar dhe gishta. Proconi të shihni perëndimin e diellit pa e etiketuar atë, buësisht kthejeni vëmendjen tek bukuritë që ju rrethojnë dhe ndjesitë që po përjeton trupi juaj.”

Këshilla e dytë ka të bëjë me frymëmarrjen, i vetmi antidot i pababueshëm për ‘qetësimin e mendjes’ i cili nga ana tjetër ‘është e vetmja mënyrë për të përjetuar lumturinë e qëndrueshme.” Por si? “Frymëmarrja ju çon në të tashmen.”Hapi i fundit, ndoshta më i vështiri për t’u vendosur në praktikë, është të eliminoni pritjet. “Ja çfarë kanë të përbashkët të gjitha dështimet e mia të së shkuarës: prisja që të më bënin të lumtur”, vazhdon Jen, ‘ndoshta ju duket e trishtueshme ose zhgënjyese, por të kuptosh që situatat e të tashmes, gjithçka që shoqëria në përgjithësi e feston si ‘të suksesshme’, nuk janë themelore për lumturinë tënde, është vëret çliruese”.

“Kur kuptoni se një promovim, një fëmijë, një fustan i ri nuk ju bëjnë të lumtur, do të ndiheni të lirë. Ju përsëri mund t’i shijoni ato gjëra, por pa jua besuar atyre peshën e lumturisë”.

 

https://www.instagram.com/p/B34vryoHKGg/?utm_source=ig_embed

 

https://www.instagram.com/p/B4F7yRkH3r-/?utm_source=ig_embed