Për t’u lexuar/ Historia e Irinës, vajzës që piu duhan dhe alkool...

Për t’u lexuar/ Historia e Irinës, vajzës që piu duhan dhe alkool që 17-vjeç dhe hoqi dorë një herë e mirë pas 20 vjetësh

416
0

Duhani dhe pijet alkoolike janë dy faktorët kryesorë që ju kanë shkatërruar jetën mijëra njerëzve. Ka shumë prej tyre që kanë bërë kthesë duke zhdukur nga jeta e tyre këto vese vdekjeprurëse.

TIRANË- Sot në këtë artikull Dosja.al do t’iu tregojë një histori mjaft frymëzuese që me siguri do të ndihmojë shumë persona që janë të mposhtur nga duhani apo alkooli dhe  nuk dinë çfarë të bëjnë.

 

Sot ju sjellim historinë e Irinës, vajzës 37-vjeçare që e la duhanin pas 20 vjetësh.

 

Irina tregon se me kalimin e kohës mushkëritë nuk i kishte në rregull, kishte lëkurë të zbehtë, ndërkohë kishte edhe shumë probleme të tjera me shëndetin.

 

Ajo para 6 muajsh kishte vendosur të hiqte dorë nga pirja e duhanit njëherë e mirë.

 

Truket që Irina përdori gjatë kohës kur po linte duhanin, ne do t’iua tregojmë sot për t’iu ndihmuar edhe ju përmes Irinës, vajzës që pati guxim.

 

Irina vendosi të heq dorë nga duhanin edhe pse ajo kishte tymosur cigare që në moshën 17 vjeçare. Ajo kishte pirë duhanin rregullisht për 20 vjet me radhë. Ditët që Irina nuk kishte pirë cigare ishin të rralla. Pinte gjatë gjithë kohës, por Irina tregon se vetëm kur bënte ftohtë nuk pinte asnjëherë.

 

Ishte munduar shumë herë ta linte, por nuk ja kishte dalë, e kishte mposhtur vesi, dhe ishte ngushëlluar me faktin që edhe njerëzit më me emër kishin dështuar në këtë provë.

 

Por Irina nuk kishte përdorur metodat e vjetra, ajo kishte vendosur të regjistrohej në palestër dhe të humbiste mendjen nga cigarja.

 

“Ditët e para nuk mundesha të merrja dot frymë, tregon ajo, por unë kisha një trajner personal që më bëri të ndihem më e lirë, dhe ma bënte më të lehtë çdo ushtrim në palestër. Prandaj kur u largova nga palestra mora hapin e parë kundër cigares, të gjithë paketën e hodha në kosh.”-shpehet Irina

 

Sfida e parë

 

 

 

 

 

Natën e parë nuk e kishte ndjerë mungesën e cigares, palestra siç duket i kishte dhënë energji por edhe e kishte lodhur, prandaj sapo kishte shkuar në shtëpi, kishte fjetur.

 

Kur vjen fundjava të gjithë duan të festojnë ato ditë pushimi. Për Irinën festa bëhej pasi blinte disa birra dhe i pinte duke i shoqëruar me cigare.

 

Por ajo e kishte vendosur, do hiqte dorë nga cigarja edhe nga pija. Atë të premte kishte blerë disa Coca-Cola dhe gatoi vetë në kuzhinën e shtëpisë së saj, ushqime të shëndetshme.

 

“Normalisht nuk ishte aspak e lehtë pasi hëngra darkën e shijshme që e gatova me duart e mia, më pihej një cigare.”- thotë ajo.

 

E diela kishte rastisur e ftohtë dhe Irinën e ndihmoi shumë sepse nuk i shkoi mendja për cigare.

 

Java e parë e Irinës pa cigare

 

 

 

“Të hënën, u ndjeva më mirë, por varësia vazhdonte të më kujtonte mallin për cigare. Për shkak se u bë shumë e vështirë për ta luftuar atë, vendosa të blija një cigare elektronike. Deri në fund të së martës, cigarja elektronike kishte mbaruar. Efekti ishte pothuajse zero dhe akoma dëshiroja të pija duhan.”-shprehet Irina.

 

 

code it albania

Ajo filloi të shmangte çdo gjë që e lidhte me cigaren, nuk dilte me shokët, sepse do s’do atje do detyrohej të tymoste me to. Çdo natë flinte që në orën 10 edhe pse më parë ora 10 e gjente duke ngrënë.

 

“Javën e parë pa cigare unë e quaj sukses, u shkëputa nga bota e cigares, dhe të gjitha aktivitetet me të cilat zëvendësova cigaren, nuk më lanë t’i dorëzohem.”-thotë ajo

 

Muaji i parë

 

 

 

Javën e parë atë nuk e kishte besuar askush që po hiqte dorë nga duhani, madje as komshinjtë që e shihnin çdo ditë. Por në të vërtet ajo nuk i duronte më erën, që pak kohë më parë e dëshironte shumë.

 

“Në javën e katërt që kisha lënë cigaren sfida vazhdonte të ishte e vështirë për mua sepse në kompaninë ku punoj, janë katër persona që pinë çdo 5 minuta duhan. Doja të pija çdo herë kur ato pinin por e vetmja gjë që më ndaloi ishin rezultatet që kisha arritur deri më tani. Për festat e fund vitit bëra një listë të gjërave që dëshiroja të bëja gjatë pushimeve. Ishte hera e parë pas 15 vjetëve që shkova sërish për patinazh.”-shprehet Irina

 

Pas 6 muajsh Irina nuk piu më duhan, dhe në 6 muaj piu 2 herë birrë nga një gotë të vetme.

 

Nuk del më me shokët çdo ditë, por primare për të janë aktivitetet fizike.

 

Në jetën e Irinës ndryshuan shumë gjëra.

 

Krijoi shoqëri të re me njerëz që i tregojnë gjëra rreth aktiviteteve fizike.

 

Ka  kuptuar që stresi luftohet edhe pa cigare.

 

Nuk bëhet më nervoze.

 

Filloi të konsumonte fara luledielli, duke zëvendësuar kështu momentet kur pinte cigare.

 

Birrën e zëvendësoi me çaj.

 

Kam shpenzuar më pak para dhe paratë i kurseva për të blerë një biçikletë. Çdo muaj shpenzoja  100 dollarë për cigare dhe alkool.

 

‘Tani, unë mund të ngjitem me lehtësi 9 kate pa pasur probleme me frymëmarrjen. Ndoshta, jo vetëm sepse lash duhanin, por sepse bëj më shumë aktivitet fizik.’-tregon Irina.

 

Asgjë s’është e pamundur, shpresojmë që  kjo histori e Irinës do t’iu ndihmojë shumë edhe ju, prandaj provoje edhe ti!

 

Burimi: Brightside

 

A.C/Dosja.al