Për qetësinë e mendjes dhe kundër stresit, çaji bimor që duhet të...

Për qetësinë e mendjes dhe kundër stresit, çaji bimor që duhet të konsumoni çdo ditë

154
0

Për shekuj të tërë, njerëzit e kanë përdorur çajrat bimorë për të zgjidhur një sërë problemesh me stomakun. Këtu përfshihet diarea, fryrjet dhe shtrëngimet e stomakut. Këto çajra janë veçanërisht të rekomanduara kundër pagjumësisë, ankthit dhe stresit.

Njerëzit që përballen me stres të vazhdueshëm, e kanë të nevojshme të aplikojnë teknika të ndryshme qetësuese por edhe të bëjnë një gjumë të qetë. Rituali më i mirë kundër stresit është pirja e një çaji bimor në mesditë dhe përpara gjumit.

 

Kamomili i tregon trurit si të qetësohet

 

Një studim i publikuar në revistën BMC Complementary and Alternative Medicine, të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se kamomili jo vetëm që qetëson nervat por edhe përmirëson funksionin ditor të njerëzve të prekur nga pagjumësia.

 

Sipas studimit, thjesht aroma e kamomilit qetëson trurin dhe organizmin e stresuar. Shkencëtarë të tjerë të fushës thonë se çaji i kamomilit rrit nivelet e melatoninës dhe serotoninës në organizëm.

 

 

 

Këto dy hormone janë të domosdoshme për një jetë pa stres dhe shqetësime. Një teori tjetër për efikasitetin e kamomilit thotë se flavonoidi apigeninë që gjendet tek kamomili lidhet me receptorët e trurit dhe nxit qetësimin e tyre.

 

Sa çaj kamomili në ditë duhen për gjumin, ankthin dhe stresin

Të rriturit që kanë probleme me gjumin mund të konsumojnë 1 deri në 4 filxhanë çaj kamomili në ditë. Një filxhan çaj duhet pirë patjetër përpara se të bini për të fjetur. Nëse vuani nga stresi dhe ankthi, ekspertët rekomandojnë pirjen e dy deri në tre filxhanëve në ditë.

 

Sa kohë i duhet kamomilit të japë efekt në organizëm

Efikasiteti i çajit është i tëri në varësi të problemit. Nëse çajin e pini për t’u relaksuar apo për gjumë, atëherë ndikimi i tij ndihet pas gjysëm ore deri në një orë. Për përgatitjen e tij mjaftojnë dy lugë çaji me kamomil të thatë në një gotë ujë. Pas zierjes për 5 minuta, hiqeni nga zjarri dhe mbulojeni enën me kapak për 10 minuta.

 

Më pas kullojeni dhe ëmbëlsojeni me mjaltë.